APLIKO PËR TU BËRË PJESË E DELTA GROUP

Delta Group ka një përvojë 30 vjeçare në shitjen me shumicë dhe pakicë të derivateve në vend. Vizioni jonë është që të vazhdojmë shtrirjen e rrjetit të pikave tona në të gjitha territoret shqip-folëse duke aplikuar standarded tona më të larta. Si kompani me synime ambicioze, e kemi për qëllim të jemi edhe ndër punëdhësit më të mirë dhe më atraktiv në treg.

Filozofia jonë ndaj punës është ajo se çka na dallon në industri: korrektësia si ndaj klientit po ashtu edhe ndaj ekipit, përgjegjësia për cilësinë e produkteve dhe shërbimeve, si dhe prania jonë në secilin  konsumatorit tonë.

Pikërisht këtë filozofi dhe vlera të tjera janë ato se çka kërkojmë të gjejmë te kolegët dhe bashkëpunëtorët tanë të ri. Andaj, nëse besoni se jeni personi i duhur për t'iu bashkuar ekipit tonë gjithmonë në rritje të Delta Group, ju ftojmë të na shkruani dhe dikush nga ne do të ju përgjigjet sa më parë.